Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kastro Zizo: “Më kujtove mamin, znj. Hajrie Rondo”

Kastro Zizo: “Më kujtove mamin, znj. Hajrie Rondo”
October 26
22:50 2016

Aktorja Hajrie Rondo ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” pasditen e sotme. Ajo ka folur për eksperiencën e saj si aktore dhe për sëmundjen e rëndë që e ka prekur.

Shumë njerëz janë prekur nga fjalët e saj dhe këngëtari Kastro Zizo i ka dedikuar një status në Facebook. Kastro para disa kohësh humbi nënën e tij dhe është mallëngjyer tej mase nga fjalët e aktores së dashur për publikun.

“Modeli i mrekullueshëm i një gruaje të fortë, i një artisteje të madhe, i një personaliteti të madh me një shpirt të ndritur. Më mallëngjeu me fjalët e saj për guximin e forcën për të luftuar sëmundjen e “territ”. Më kujtove mamin, e nderuar znj. Hajrie Rondo. Respekte të mëdha!”- shkruan ai bashkangjitur fotos së aktores./Blitz.al/

14875038_999168376878667_517129316_n

 

Komento
Shperndaje