Blitz

 Breaking News

Kastro Zizo largohet nga Ora News!

Kastro Zizo largohet nga Ora News!
February 12
21:33 2020

Nëse ishit ndjekës të “Late Nigh Show” në Ora News, tani nuk do t’a shihni më, por Kastron po!

Pas dy sezonesh televizive, Kastro Zizo nuk do të jetë më pjesë e këtij televizioni së bashku me formatin e tij të netëve vonë, “Late Night Show”.

Ky nuk është aludim e as “fake news”, pasi njl gjë të tillë e ka pranuar vetë Kastro Zizo teksa ka qenë i ftuar në “3-shat”, në Tring.

Zizo thotë se i ka dhënë shumë Radio Televizionit Ora dhe se tashmë është koha për shtegëtim, pra do e shohim në një ekran tjetër. Më tej ai shton se kjo është intervista e parë dhe e fundit që jep për këtë vit pasi ka arritur në përfundimin se i pëlqen më shumë të jetë në prapaske, si autor dhe regjisor.

Kastro, “Late Night Show” do t’a “zhvendosë” në një tjetër ekran por po punon edhe për dy projekte të tjera televizive ku do të jetë pas skene.

Share