Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kastro Zizo: Ke dashur të më hedhësh vaj të nxehtë në vesh. Ti nuk e meriton të quhesh nënë

Kastro Zizo: Ke dashur të më hedhësh vaj të nxehtë në vesh. Ti nuk e meriton të quhesh nënë
August 23
16:50 2016

Kastro Zizo është shquar shpesh për deklaratat e tij rebele e deri diku agresive, por shkrimi i tij i fundit i ka lënë të gjithë me gojë hapur.

Në profilet e tij në rrjetet sociale, Kastro ka postuar një shkrim  që në fakt merr formën e një akuze, edhe pse ai nuk përmend asnjë emër konkret!

“Është mirë të mos reagoj e të flas se si dikur bëje plane për të më hedhur vaj të nxehtë në vesh! Ti nuk e meriton të quhesh nënë. Se nëna ime e ndjerë edhe pse nuk ia hodhe një grusht dhe më ka mësuar të dua e të dhuroj dashuri… Nuk jam babai më i mirë në botë, po kush është fundja? Një ditë do të gjykohesh e të mohohesh nga ‘evlati’ yt. Deri atëherë Zoti pastë mëshirë për shpirtin tënd.” – shkruan Kastro.

Pavarësisht se ai nuk ka dashur të përmendë asnjë person konkret, mendohet se ky mesazh i është drejtuar ish-partneres së tij Erleta Hoti, me të cilën Kastro ka një vajzë të quajtur Nia.

Arsyeja e këtij ‘shpërthimi’ mbetet ende e panjohur… /Blitz.al/

Kastro Status

Komento
Shperndaje