Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kastro Zizo i gjakosur: As vetë nuk e di cilin variant të besoj

Kastro Zizo i gjakosur: As vetë nuk e di cilin variant të besoj
August 31
18:33 2016

I ka habitur të gjithë këngëtari Kastro Zizo me postimin e fundit në profilin e tij në Instagram.

Në foton që ka ndarë me ndjekësit ai shfaqet i gjakosur dhe në krah ka dashur të shpjegojë përse i ka ndodhur një gjë e tillë, duke dhënë dy “alternativa”, mes të cilave as ai vetë nuk di të zgjedhë.

“Pasi dola nga shtëpia për të pirë një birrë diku pas orës 21:00, rrugës ndieja sy që më vëzhgonin. Ktheja kokën shpesh se më ngjante sikur po më ndiqnin… asgjë! Vetëm dritëhije nëpër rrugët e ish-Bllokut, tek-tuk ndonjë e qeshur, ndonjë makinë “të fortësh” dhe unë duke ecur me cigaren time.
– Kastro…
Kthej kokën. “Bang Bang” dhe unë në tokë!
– Mos u merr me politikë, ka kush të merret.

Këto ishin fjalët e fundit të dy djemve që me vrap rendën drejt territ”, – shkruan Kastro në versionin e parë të ngjarjes.

Më pas ai jep edhe një version të dytë, me fillim të ngjashëm, ku shpjegon se arsyeja e gjakosjes ishte një rrëzim “idiot” gjatë kalimit të trotuarit.

Kastro ka dashur ta pasqyrojë këtë ngjarje me pak humor e ironi duke na dhënë dy variante të historisë.

Kujtojmë se vetëm 4 ditë më parë ai deklaroi ekskluzivisht për emisionin “Thumb” se vitin që vjen do të kandidojë për të qenë një ndër deputetët e Parlamentit të Shqipërisë, por si i pavarur, pa qenë pjesë e asnjë partie.

Të ketë qenë vallë ky shkaku i asaj që Kastro ka përjetuar? /Blitz.al/

Kastro OK

Komento
Shperndaje