Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kastro Zizo: Ata që gjykuan performancën time të Azisit kanë frikë mos janë homoseksual

Kastro Zizo: Ata që gjykuan performancën time të Azisit kanë frikë mos janë homoseksual
July 10
17:39 2016

E mbani mend performancën e Kastro Zizos në “Your Face Sounds Familiar”, ku imitonte këngëtarin bullgar Azis?

Epo, Kastro Zizo ka vendosur ta rikthejë në vëmendje edhe një herë këtë performancë, tanimë jo në skenë por në Facebook.
Ai ka shpërndarë një foto në Facebook ku shfaqet nën “maskën” e Azisit dhe shkruan:

“Ky interpretim sillet në formatin ‪#‎yourfacesoundsfamiliaralbania dhe është një imitim i këngëtarit bullgar ‪Azis. E mora përsipër ta bëj sepse nuk jam homofob, madje përkundrazi respektoj komunitetin LGBT deri në momentin që unë nuk cënohem. Një mesazh për të gjithë ata që kanë shfryrë vrer me komente: e para, i kam fshirë se kështu më do “Rakuni” se jam në shtëpinë time…e dyta, për të gjithë ata tjerët që më shkruajnë në gjuhë që nuk i kuptoj i them: Mbajeni kallamin edhe pak se e shijoni mirë. Këta që shajnë dhe bëjnë si fetarë të mëdhenj kanë frikë nga hija e tyre se mos janë pederestër! Ju kam lënë natyrën…”

Nuk e dimë çfarë apo kush e ka shtyrë Kastron të shkruajë një status të tillë, por dimë të themi se me gjasa askush nuk do të mund të “vjellë vrer” më, siç thotë edhe vetë ai, sepse përgjigjja nga këngëtari nuk do të mungojë.

 

 

Komento
Shperndaje