Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kastriot Myftaraj, Robert Aliajt: Je gay se lyen thonjtë…  

Kastriot Myftaraj, Robert Aliajt: Je gay se lyen thonjtë…   
December 16
23:08 2016

Ndër të ftuarit e emisionit “Zonë e lirë” të mbrëmjes së sotme kanë qenë edhe Kastriot Myftaraj e Robert Aliaj, të cilët janë vendosur përballë njëri-tjetrit nga drejtuesi Arian Çani.

Kujtojmë se Kaç Myftaraj ka qenë një ndër personat e parë dhe më të ashpër që ka kritikuar gjestin e Robertit pak javë më parë, kur ai në transmetim “live” i dha deputeti Nard Ndoka të vishte një bluzë me shqiponjën e flamurit tonë “të thyer”, njësoj si i famshmi kryqi i thyer.

Ka qenë pikërisht kjo dita kur të ftuarit kanë debatuar duke u parë në sy, ku ndër të tjera Myftaraj i ka thënë Aliajt se gay-t duan të thyejnë e të minimizojnë vlerat tona kombëtare. Nga ana tjetër, Roberti është përpjekur t’i shpjegojë se kuptimi i vërtetë nuk është ai i keqkuptuar nga shumica e njerëzve.

Debati ka vazhduar më tej deri te lyerja e thonjve të Robertit me manikyr, deri në momentin që ky i fundit është çuar nga karrigia për t’u larguar nga emisioni.

“Arian, do të kthehem kur të pastrosh studion”, –  tha Roberti, duke iu drejtuar edhe Kastriotit me fjalët “llafazan” e “shpifës”.

Ky i fundit e ka ngacmuar sërish duke i përmendur fustanellën Robertit:

“E ka fustanin si taleban” – koment i cili u kundërshtua nga Roberti me idenë se bëhej fjalë për një fustanellë si ajo e Ali Pashë Tepelenës.

Para se të largohej përfundimisht, Robert Aliaj i është drejtuar publicistit me pyetjen:

“Me kë ke qenë këto dy javët e fundit? Se me femër s’ke qenë…” – gjë që i dha fund debatit, edhe pse shkaktoi të qeshura në studio. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje