Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kasti i aktorëve të “Games of Thrones” viziton kampin e refugjatëve sirianë në Greqi

Kasti i aktorëve të “Games of Thrones” viziton kampin e refugjatëve sirianë në Greqi
July 03
11:14 2016

Pas përfundimit të një sezoni mjaft të suksesshëm për “Games of Thrones” tre nga yjet e serialit të cilët luajnë në film; Arya Stark, Cersei Lannister dhe Davos Seaworth së bashku kanë vendosur të shkojnë në Greqi për një çështje të rëndësishme.

Ata të tre, kanë kaluar javën pas përfundimit të serialit në shoqërinë e refugjatëve sirianë që po strehohen në Greqi. Aktorët kanë preferuar të kthehen në ‘avokatë’ të tyre pranë instancave të Bashkimit Europian duke kërkuar që përfaqësuesit atje ta shohin edhe një herë marrëveshjen me Turqinë përsa I përket lejimit të strehimit të refugjatëve atje.

Gjithashtu, aktorët e “Games of Thrones” po e përdorin këtë rast, për të sjellë në vëmendje kauzën e të gjithë atyre nënave dhe fëmijëve që jetojnë në skamje pasi janë arratisur nga lufta në Siri, duke I bërë thirrje çdo donatori të mundshëm të ndihmojë me ushqime, veshje apo vlera monetare.

Ky sensibilizim I tyre vjen fill pas referendumit të largimit të Britanisë nga Bashkimi Europian, ku shumë prej britanikëve që votuan për të dalë nga familja europiane kanë fajësuar pikërisht refugjatët sirianë si një nga arsyet kyçe se pse Britania duhet të heqë dorë nga marrëdhëniet me BE.

Shperndaje