Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kartolina e Krishtlindjeve, e motra sulmon Meghan Markle

Kartolina e Krishtlindjeve, e motra sulmon Meghan Markle
December 16
11:44 2018

Këtë fundvit, kartolina mbretërore e Krishtlindjeve ishte shumë e veçantë. Princ Harry dhe Meghan Markle shfaqen me shpinë të kthyer, pranë njeri-tjetrit duke parë fishekzjarret. Kjo është cilësuar si një foto shumë kreative dhe u pëlqye nga masa.

Por disa persona nuk e kanë pëlqyer faktin që nuk mund t’i shohim fytyrat e tyre. Pjesë e tyre është dhe e motra, Samantha Markle. Në një postim në Twitter, tashmë të fshirë, ajo u shpreh se është e trishtë.

“Interesante që Duka dhe Dukesha e Sussex janë të kthyer me shpinë. I drejtohet kjo botës apo thjesht familjes Ragland dhe Markle? Është pak e trishtë. Përballu me shpirtin e Krishtlindjeve.”- ka shkruar ajo.

“Është shumë vulgare të kthesh shpinën në një foto Krishtlindjesh që supozohet të shpërndajë ngrohtësi dhe urime të përzemërta për botën.”– vazhdoi ajo më tej.

Në fakt, Samantha është gjysmë-motra e Meghan, dhe nuk ishte e ftuar as në dasmën mbretërore. Që atëherë, së bashku me babanë e Meghan, ka pasur sulme të vazhdueshme ndaj dukeshës së re./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje