Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Kardashians” publikojnë kartolinën e Krishtlindjes, portreti familjar nuk është i plotë

“Kardashians” publikojnë kartolinën e Krishtlindjes, portreti familjar nuk është i plotë
December 24
23:35 2018

Pas muajsh të tërë mohimi se nuk do të kishte një kartolinë Krishtlindjesh këtë vit,  më në fund Kardashianët sapo publikuan kartolinën e krishtlindjeve të 2018-ës dhe të gjithë duken të mrekullueshëm.

Këtë vit në kartolinën e krishtlindjeve nuk u shfaqën të tërë pjestarët e familjes Kardashian-Jenner.

Në të morrën pjesë Kim me fëmijët e saj, North, Saint dhe Chicago, Kylie më vajzën e saj Stormi, Khloe me vajzën e saj True dhe Kourtney me tre fëmijët e saj Mason, Penelope dhe Reign.

Në foto mungonin Kendal Jenner, Kanye West, Travis Scott, Tristan Thompson, Rob Kardashian dhe sigurisht nëna e tyre, Kris Jenner.

Mungesa e pjesës tjetër të familjes në kartolinë alarmoi fansat, aq sa Kim u dëtyrua dhe shpjegoi në profilin e saj Instagram se bashkëshorti i saj ndodhej jashtë qyetit ndërsa Kendall dhe nëna e saj Kris kishin një takim shumë të rëndësishëm.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje