Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Karaibet bëjnë bashkë këngëtaren shqiptare dhe artistin me famë botërore!

February 12
13:32 2018

Të krijosh nga asgjëja albume e material muzikore nuk është aq e thjeshtë dhe prandaj, artistët e njohur ndërkombëtarë zgjedhin të pushojnë në vende të largët si ishujt Fixhi, Santa Monica, ishujt Karaibe etj.

Pak javë më parë, këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa u zhvendos në Karaibe ku po regjistrin albumin e saj të ardhshëm, ndërkohë këtë periudhë kohe në të njejtin vend ndodhet edhe këngëtari i njohur, Shaën Mendes.

Edhe Shaën, njësoj si Dua, po regjistron albumin e tij të ri që pritet të vijë këtë fillim viti.

Duke qenë se të dy ndodhen në të njejtët studio, fansat e dy këngëtarëve dhe mediat e huaja kanë aluduar se të dy shumë shpejt do të na sjellin një bashkëpunim me njëri tjetrin.

Epo, derisa t’i shohim të dy në një klip, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje