Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kapet nga policia Charlie Sheen!

Kapet nga policia Charlie Sheen!
April 07
16:22 2016

Policia e Los Angelos ka deklaruar se aktori ndodhet nën investigimin e tyre për një subjekt kriminal të kapur nga nënpunës të lartë të investigatimit.

Oficeri i policisë Matthew Ludwig ka thënë se Sheen është bërë pjesë e listës së personave me precedent penal që prej 31 Marsit. Një portal lajmesh i quajtur RadarOnline ka reportuar se policia ka një regjistrim me audio 35 minutësh midis Shaanit dhe ish të fejuarës së tij, ku ky i fundit e kërcënon. Thuhet se ish e fejuara ka luajtur në filma porno me emrin Brett Rossi dhe akuzon Sheen se ky i fundit nuk i ka treguar që ishte i prekur nga HIV-i dhe vazhdonte kryente marrëdhënie seksuale normalisht me të.

Pas kësaj deklarate, edhe pse nuk është disponuar për publikun audio, avokati i Shaan nuk është prononcuar.

Në dhjetorin e kaluar, ishte pikërisht Ross ajo që sëbashku me avokatin e saj kanë vënë në akuzë Sheen-in se nuk ka treguar që ishe i prekur nga Hiv AIDS dhe ka kryer marrëdhënie seksuale 5 herë përpara se t’ja bëntë të ditur të fejuarës së tij këtë lajm. Ross ka thënë gjithashtu se aktori e ka shantazhuar vazhdimisht, si dhe ka përdorur dhunë fizike ndaj dhe lidhja e tyre u mbyll në 2014.

Nga ana tjetër, Sheen e ka pranuar haptazi në një program televiziv se ai është i prekur nga Sida dhe ka thënë se ia ka bërë të ditur këtë gjë të gjitha partnereve të tij. Ai gjithashtu shprehu i vendosur se nuk ka ndërmendë të paguajë as shpërblim monetar e as moral për të gjitha ato partnere seksuale që pretendojnë se ka qenë ky i fundit ai i cili i ka transmetuar atyre HIV-in.

Nuk dihet ende masa që policia do ndërmarri për aktorin e njohur, tashmë që ata kanë në dorë një regjistrim ku bien poshtë prentendimet e Sheen.

Komento
Etiketimet
Shperndaje