Blitz

 Breaking News

Kapet mat me aktoren e njohur, Justin Timberlake i kërkon falje publike bashkëshortes: Piva shumë…

Kapet mat me aktoren e njohur, Justin Timberlake i kërkon falje publike bashkëshortes: Piva shumë…
December 05
12:21 2019

Pak ditë më parë disa foto të Justin Timberlake në shoqërinë e një gruaje thyen rrjetin.

Justin Timberlake ndodhej në një bar në New Orleans, i shoqëruar nga aktorja Alisha Wainwright.

Ata ishin në xhirimet e filmit të tyre të ri, ku luajnë rolin e një çifti të dashuruar dhe ishin të shoqëruar edhe nga një pjesë e kastit të filmit.

Dyshja i kishte kthyer disa gota alkool dhe ajo që tërhiqte vëmendjen ishte mënyra se s ALisha shikonte Justin dhe fakti që kishte mbështetur dorën tek këmbët e Timberlake.

Ai ia kapi dorën poshtë tavolinës dhe ia shtrëngoi, duke nënkuptuar se ka diçka më shumë mes tyre sesa kolegë të thjeshtë pune.

Pikërisht kjo foto solli shumë aludime:

Fotot që qarkulluan në rrjet nuk i kanë shpëtuar as bashkëshortes së këngëtarit, Jessica Biel.

Ndaj Justin ka shpjeguar  publikisht situatën në të cilën u ndodh, si dhe i ka kërkuar falje gruas së tij.

Unë dua të qëndroj larg thashethemeve sa të mundem, por për familjen time mendoj se është e rëndësishme të flas në lidhje me thashethemet e fundit që po lëndojnë njerëzit që dua.

Piva shumë dhe më vjen keq për sjelljen time atë natë. Duhet të kisha treguar kujdes. Ky nuk është shembulli që dua t’i jap tim biri. I kërkoj falje gruas sime të mrekullueshme që e vendosa në një situatë kaq të sikletshme dhe do të përqëndrohem të jem bashkëshorti dhe babai që gjithmonë kam dashur të jem.”- u shpreh ai në një status në Instagram.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Timberlake (@justintimberlake) on

Share