Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kapet mat! Mateus Frroku publikon këtë video me konkurrenten e “Kënga Magjike”

Kapet mat! Mateus Frroku publikon këtë video me konkurrenten e “Kënga Magjike”
December 06
00:16 2018

Mbrëmjen e sotme është mbajtur nata e parë gjysmëfinale e edicionit të 20 të “Kënga Magjike. E gjithë vëmendja e publikut por edhe e shumë artistëve ka qenë drejt këtij festivali, disa e kanë ndjekur nga salla e Pallatit të Kongreseve e të tjerë nga ekrani i televizorit në shtëpitë e tyre.

Mateus Frroku ka parë si te gjithë performancat e konkurrentëve të sotëm ama duket se njëra i ka pëlqyer më shumë se të tjerat. Bëhet fjalë për një nga konkurrentet e kategorisë së artistëve të rinj, Eliss Kumrijan.

Mateusi ka publikuar pak më parë në Instastory një video në të cilën shfaqet përpara ekranit të televizorit duke ndjekur lëvizjet e vajzës që po performonte në skenë këngën “Jemi”.

Në këtë rast nga kjo video ka tre mundësi:

1- Mateusit i pëlqeu vërtet kënga dhe u ngrit ta interpretonte me këmbë e duar përpara televizorit.

2- Mateusi e njeh vajzën që më përpara dhe ndoshta edhe i pëlqen pak.

3-Mateusit i ka bërë përshtypje fakti që Eliss lëviz shumë kokën gjatë kohës që këndon.

Por si gjithmonë ne të showbiz-it na pëlqen ajo më “roza”, varianti numer dy./Blitz.al/ 

Komento
Shperndaje