Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kapen mat The Weeknd dhe Selena Gomez

Kapen mat The Weeknd dhe Selena Gomez
January 11
19:25 2017

Mbrëmjen e djeshme, The Weeknd dhe Selena Gomez kanë darkuar së bashku në Santa Monika. TMZ raporton se ata janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, madje kanë shkëmbyer edhe disa puthje.

Nuk dihet ende se sa kohë kanë Selena dhe The Weeknd që dalin së bashku, por dihet se ata njihen prej pak kohësh. Thuhet se dyshja është takuar në shfaqjen e Victoria Secret, ku ka qenë pjesëmarrëse edhe ish-e dashura e The Weeknd, Bella Hadid.

Prej një viti Gomez ka rrëfyer se është single dhe The Weeknd ka pak kohë që i ka dhënë fund lidhjes së tij me modelen Bella Hadid.

Mesa duket, një çift i ri sapo është krijuar!/Blitz.al/

capture

Komento
Shperndaje