Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Kaos-i” që pëlqejnë artistët

“Kaos-i” që pëlqejnë artistët
June 30
19:46 2016

Jemi të vetëdijshëm që të paktë janë ata artistë që vërtet e vlerësojnë punën e njëri-tjetrit. Ka ndodhur shpesh që t’i shprehin hapur edhe “inatet” që kanë mes tyre. Ka ndodhur shpesh që pasi janë sharë e ofenduar janë bërë shokë të ngushtë ose pasi kanë qenë shoqe më pas nuk kanë folur më. Këto janë histori me të cilat “furnizohet” media e ashtuquajtur rozë, por që në fakt shpesh është gri në të zezë (por kjo është një tjetër histori).

Ajo që bie në sy janë dy emra të cilët, mesa duket, artistët i duan, i vlerësojnë e kanë edhe bashkëpunime me ta. Janë një “KAOS” që i duhet muzikës, një “KAOS” që artistët dhe mediat e duan, janë Lumi B dhe Vig Poppa. Grupi që tërhoqi vëmendjen që prej “Hej, a e din se frajerin e ki gej” ka bashkëpunime më shumë se kushdo me artistët më të pëlqyer shqiptarë. Veç faktit që janë super të këndshëm edhe “live” në koncerte, u japin këngëve një tjetër ngjyrë. Sjellin atë rap-in e këndshëm, që bëhet edhe më i këndshëm teksa i sheh të performojnë.

Veç e veç apo të dy bashkë, Lumi B dhe Vig Poppa janë reperat që kanë bërë bashkëpunime që janë kthyer në hite me Flori Mumajesin, Elvana Gjatën, Dafina Zeqirin, Ledri Vulën, Tunën, Ermal Fejzullahun, Noizy-n, Mc Kreshën, Dhurata Dorën, 2Ton… Me pak fjalë është një “KAOS” që të gjithë biem dakord se është shumë “cool”.

Dj Blunt ft. Kaos ft. Bardool – “HEY”

Elvana Gjata ft. Kaos – “Disco Disco”

Flori Mumajesi ft. Kaos – “Lule Lule”

Dafina Zeqiri ft. Kaos – “NA”

Etnon feat Kaos – “Disponim n`shishe”

Ermal Fejzullahu & Lumi B & Ledri Vula – “Shko”

MC Kresha ft. Lumi B. (KAOS) – “Fuck ‘Em”

Noizy ft. Lumi-B, Lil-Koli, Varrosi & Mc Kresha – “Take a Picture”

Blunt & Real ft. Dhurata Dora, Lumi B – “Edhe pak”

Ermal Fejzullahu, LumiB & Ledri Vula – Tavolina

Vig Poppa feat. Dhurata Dora – “Zoom Zoom”

Nora Istrefi ft Vig Poppa – “Big Love”

2Ton ft. Vig Poppa – “Kapi Lekt”

Etiketimet
Shperndaje