Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanye West, “thumba” Amber Rose-s dhe sjell një nga klipet më seksi që keni parë ndonjëherë

Kanye West, “thumba” Amber Rose-s dhe sjell një nga klipet më seksi që keni parë ndonjëherë
August 29
09:59 2016

Një nga personazhet më karizmatikë të Hollywood-it, Kanye West, është ngjitur mbrëmjen e kaluar në skenën e MTV Video Music Awards duke mbajtur një fjalim prej 4 minutash.

Ndryshe nga viti i kaluar, kur mbajti një fjalim për plot 15 minuta rreth vetes dhe ku deklaroi se do të shpallte kandidaturën për president në 2020-n, këtë herë ai foli për famën. Kjo jo pa shkak sepse videoja e fundit, e titulluar “Famous”, shkaktoi shumë pakënaqësi në rrethin e VIP-ave.

“Unë jam Kanye West dhe më vjen mirë ta them këtë gjë”, – kështu e ka nisur fjalimin e tij  West. Ajo [videoja Famous] erdhi e bazuar te fama jonë dhe te televizioni. Ju u mërzitët kur vendosa Anna Wintour pranë Donald Trump, por unë vendosa edhe Ray J-n gjithashtu. Kjo pra është fama”.

Si për t’u mos mjaftuar me kaq, Kanye i është drejtuar edhe ish-të dashurës së tij, Amber Rose, me të cilën ka pasur acarime të herëpashershme. “Hej Amber, po të shoh, si je?” – ka thirrur reperi nga skena e Madison Square Garden.

Si për çudi, edhe Amber Rose dhe Kim Kardashian kanë reaguar thjesht duke qeshur me shakanë e Kanye-t.

Pas kësaj, krijuesi i “Famous” ka publikuar ekskluzivisht për VMA klipin e tij më të ri në bashkëpunim me Tidal, “Fade”. Një vajzë tepër e bëshme dhe seksi, e cila kërcen dhe ushtrohet në palestër – është kjo skena e vetme e videos që na ka bërë të mendojmë se “Fade” është një nga videot më seksi që është publikuar ndonjëherë.
West ishte nominuar për “Video Of The Year” me “Famous”, por humbi përballë “Formation” të Beyonce-s. Fundja, Kanye është më i lumtur se vetë Bey për këtë fitore! /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje