Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanye West, tashmë si gjithë të tjerët

Kanye West, tashmë si gjithë të tjerët
September 19
13:48 2016

Kanye West ka bërë një tjetër hap në rrjetet sociale, duke u anëtarësuar në rrjetin social Instagram.

Reperi dhe “fashion designer”-i i njohur është shfaqur ditën e djeshme në sugjerimet e rrjetit social, duke tërhequr plot 850,000 ndjekës në 24 orë.

Postimi i tij i parë është një makinë, e cila po ecën pranë një ndërtese të veshur me xham, gjë që jep pamjen e një filmi të së ardhmes.

Kështu, Kanye i shtohet listës së personazheve që janë anëtarësuar në Instagram, si e shoqja, Kim Kardashian, Beyonce, Kylie Jenner, Drake etj. /Blitz.al/

A photo posted by Kanye West (@kanyewest) on

Komento
Shperndaje