Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanye West: Stop kësaj “lufte”!

Kanye West: Stop kësaj “lufte”!
July 31
21:40 2016

Kohët e fundit është thënë se Apple po përpiqet të blejë Tidal-in e Jay Z-së në mënyrë që të zhdukë konkurrencën në tregun e transmetimeve të muzikës.

Kanye West, një nga bashkëthemeluesit e Tidal-it të rinovuar, njëkohësisht edhe një nga miqtë më të ngushtë të reperit, ka shkruar një seri statusesh në Twitter ku kërkon që Tim Cook, drejtues i Apple Music, Jay Z, drejtues i Tidal, Dez Jimmy Larry dhe Drake Scooter, të bëhen bashkë dhe t’i japin fund “luftës” së kompanive të transmetimeve të muzikës.

“Në djall ky konkurs!” – shkruan West. “Të gjithë do të jemi të vdekur pas 100 vitesh. Prandaj le t’ua japim muzikën fëmijëve”.

Me ardhjen e Tidal, konkurrenca mes Apple, Pandora, Spotify dhe së fundmi Tidal u bë e pamëshirshme. Apple arriti deri aty sa të përpiqej të sabotonte “Lemonade” të Beyonce-s, pasi kjo e fundit ia la ekskluzivitetin e albumit Tidal-it. Kjo konkurrencë ka bërë që çmimet të rriten vazhdimisht, gjë që ka çuar në pamundësi për të blerë albume e këngë të ndryshme.

Komento
Shperndaje