Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanye West, si një “mbret” në MTV

Kanye West, si një “mbret” në MTV
August 26
15:47 2016

 

Teksa të gjithë admiruesit e muzikës po përgatiten për të ndjekur MTV Video Music Awards, ditën e dielë, lajmet për detajet e ceremonisë sa vijnë e shtohen.

Së fundmi, burime pranë MTV kanë deklaruar se organzatorët i kanë kërkuar Kanye West të bëjë çfarë të dojë në skenën e VMAs për plot 4 minuta.

Ata i kanë dhënë leje atij të performojë, të kërcejë, të këndojë  ose/dhe të flasë për sa kohë do të japë një show të vërtetë.

Ditën e sotme, site-i zyrtar i MTV-së ka shkruar se Kanye West do të jetë prezent ditën e  dielë gjatë ceremonisë, bashkë me të shoqen, Kim Kardashian, e cila do të prezantojë një çmim. Por se çfarë do të bëjë reperi në skenë kjo mbetet akoma mister.

Kanye West u vlerësua vitin e kaluar me MTV Vanguard Award dhe për të marrë këtë çmim, ai nuk performoi, por mbajti një fjalim politik prej 10 minutash. /Blitz.al/

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje