Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanye West “sherr” me Jay Z?

Kanye West “sherr” me Jay Z?
October 20
20:00 2016

 

 

Ata të dy njihen si dy nga miqtë më të mirë në Hollywood, të cilët përveçse janë shokë, janë bashkëpunëtorë shumë të ngushtë në muzikë e biznes.

Mesa duket, “konflikti” Tidal/Apple ka bërë që Kanye West të shpërthejë vazhdimisht ndaj drejtuesve të kompanive, një prej së cilave është edhe Shaën Carter (Jay Z). Mbrëmjen e kaluar, Kanye ka ndaluar koncertin e tij dhe është “zbrazur” ndaj mikut të tij duke deklaruar se ata janë larguar nga njëri tjetri.

“Fëmijët tanë nuk kanë luajtur kurrë sëbashku”, – ka thënë West duke iu referuar Blue Ivy-t dhe North West. “E di që prisnit një projekt mes meje dhe Drake, por gjepurat e Tidal/Apple kanë shkatërruar çdo gjë! Çdo herë që performoj Niggas in Paris mendoj për këtë gjë! Mendoj për politikat e ndyra dehe gjepurat e Tidal dhe Apple!”

Çështja Tidal/Apple është gjithashtu arsyeja pse Jay Z nuk përfshiu strofën e tij në “Pop Style”-n e Drake e Kanye West, sepse nuk donte të mërziste Meek Mill – të dashurin e partneres së Jay në Tidal, Nicki Minaj.

Tidal dhe Apple janë rivalë për sa i përket publikimeve të projekteve muzikore të artistëve.

Drake është i “menaxhuar” në një farë mënyre nga Apple, kurse Jay Z nga Tidal, dhe kjo ka sjellë që artistët të mos bashkëpunojnë me njëri tjetrin dhe mos të publikojnë asnjë projekt së bashku.

Madje, pas publikimit të Lemonade nga Beyonce, Apple publikoi menjëherë albumin e Drake në mënyrë që Tidal mos të fitonte vëmendje e u përpoq të linte mënjanë Lemonade, gjë që dështoi të ndodhte.

A është ky fundi i një miqësie të gjatë prej shumë vitesh? /Blitz.al/

Komento
Shperndaje