Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanye West përsërit këngën 3 herë për të “sulmuar” Taylor Swift

Kanye West përsërit këngën 3 herë për të “sulmuar” Taylor Swift
September 27
13:51 2016

Të gjithë e dimë se marrëdhënia mes Taylor Swift dhe Kanye West nuk ka qenë diçka për të cilën dy artistët duhet të krenohen.

Që nga ndërprerja e fjalimit të Taylor në VMA 2009 deri në frazën e famshme të Famous, “I feel like me and Taylor might still have sex. Why? I made that bitch famous!/ Ndihem sikur unë dhe Taylor mund të bëjmë seks. Pse? Unë e bëra atë të famshme!” Swift dhe West kanë njohur vetëm tensione.

Paçka se Kim Kardashian po përpiqet të ulë “gjakrat” kohët e fundit, Kanye nga ana tjetër po i fryn zjarrit akoma më shumë.

Mbrëmjen e kaluar, reperi ka mbajtur një koncert në Nashville, në kuadër të turneut të tij “The Saint Pablo World Tour”, dhe gjatë këngës “Famous”, West u ka kërkuar fansave të këndojnë me zë të lartë frazën e lartpërmendur.

“Dua ta dëgjoj më fort Nashville”, – ka thirrur Kanye përballë turmës.

Si përfundim, reperi e përsëriti këngën plot 3 herë. Fundja, Kanye mbetet Kanye! /Blitz.al/

 

Komento