Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanye West në spital, Kim anulon gjithçka dhe i qëndron pranë bashkëshortit të saj

Kanye West në spital, Kim anulon gjithçka dhe i qëndron pranë bashkëshortit të saj
November 23
10:02 2016

U raportua dje në media se Kanye West u shtrua në psikiatri si pasojë e disa problemeve që kishte pasur ditëve të fundit sidomos me gjumin dhe shqetësime të tjera për sa i përket gjendjes emocionale.

Por menjëherë pasi West u shtrua në spital u tha se Kim në fakt nuk po i qëndronte pranë bashkëshortit të saj, por një burim për “People” ka treguar se kjo nuk është aspak e vërtetë se Kim jo vetëm që ka anuluar edhe daljen e saj të parë publike pas incidentit të Parisit ku i vodhën bizhuteri, por edhe ka qëndruar përgjatë gjithë kohës pranë Kanye West.

Mjekët kanë thënë se Kanye po kalon një periudhë të vështirë emocionale duke filluar nga incidenti i Kim dhe deri te fakti që nëntori për të është gjithnjë muaj i keq pasi i kujtohet largimi nga jeta i nënës së tij, me të cilën ka pasur një raport shumë të ngushtë.

Për disa ditë ai do të vazhdojë të qëndrojë në regjim shtrati dhe nën kujdesin e mjekëve më pas me anë të një recete ilaçesh reperi do të mund të rikuperohet dhe niveli i stresit do t’i ulet. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje