Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanye West në spital, i beson vetëm Kim-it

Kanye West në spital, i beson vetëm Kim-it
November 29
13:37 2016

Kanye West është nën mbikëqyrjen e mjekëve në UCLA Medical Center që prej një jave për shkak të lodhjes dhe problemeve me gjumin. Reperi është shtruar në spital menjëherë pasi anuloi të gjitha koncertet dhe ka qëndruar nën vëzhgim të vazhdueshëm për sigurinë e tij.

“Humori i tij ka shumë ulje dhe ngritje dhe ai është bërë shumë paranojak. Kjo është me të vërtetë serioze. Ai është ende në atë vend sepse, mesa duket, ende nuk e ka marrë veten”,- është shprehur një burim për “People”.

Bashkëshortja e tij, Kim Kardashian West, është shumë e shqetësuar dhe i ka qëndruar pranë gjatë gjithë kohës. Ajo është shprehur se ende duhet të kurohet dhe të zbulohet diagnoza e saktë. Ajo përmend fjalën paranojë dhe shpjegon se Kanye mendon se të gjithë ata që janë jashtë duan ta kapin. I vetmi person të cilit i beson është Kim.

“Kim kalon orë të tëra me reperin. Ajo ka treguar se ai po pi medikamente të ndryshme derisa doktorët të zbulojnë dozën e duhur”,- është shprehur burimi. Për sa i përket gjendjes së tij mendore, ajo mbetet një temë private vetëm mes familjes./Blitz.al/

Komento
Shperndaje