Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanye West në panik! Kim Kardashian lë takim me avokatët e divorcit

Kanye West në panik! Kim Kardashian lë takim me avokatët e divorcit
September 28
11:37 2016

Sipas burimeve të “Radaronline”, Kanye West ka lënë mënjanë egon dhe krenarinë dhe i është lutur bashkëshortes së tij Kim Kardashian që të mos ndahen.

“Nuk është më sekret që marrëdhënia e tyre nuk është më si dikur dhe ata madje as nuk po qëndrojnë më me njëri-tjetrin”, – kanë thënë burime pranë familjes.

Të njëjtat burime kanë thënë se vetëm tani që Kanye ka marrë vesh se Kim po kërkon avokatë që janë të specializuar në çështjet e divorcit ka nisur menjëherë të telefonojë dhe të dërgojë qindra mesazhe te Kim Kardashian.

Tani vetëm pritet që çifti të rregullojë marrëdhëniet dhe të jetojë lumturisht së bashku me fëmijët e tyre. /Blitz.al/

Shperndaje