Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanye West ndërpret koncertin. Fansat e fishkëllejnë në skenë

Kanye West ndërpret koncertin. Fansat e fishkëllejnë në skenë
November 04
20:43 2016

Sigurisht, çdo artist ka uljet dhe ngritjet e veta, por kujdesi për të mos pasur ulje për një artist si Kanye West duhet të jetë mjaft i madh.

Reperi i njohur amerikan ka zhgënjyer fansat e tij mbrëmjen e kaluar, pasi ka ndërprerë koncertin në gjysmën e mbrëmjes, në “The Forum”, Inglewood, California: “Zëri im nuk është mirë. S’mund ta përfundoj shfaqjen. S’mund të jap një show ku nuk performoj dot”,- tha ai.

Kjo ka shkaktuar ulërima dhe të bërtitura nga fansat, të cilët kanë kundërshtuar vendimin e reperit, por ai ka vazhduar: “Më vjen shumë keq. Ju dua. Do t’ju dëmshpërblej. Herën tjetër do ta bëj më mirë”.

Kanye kishte zhvilluar 45 minuta nga 120 minutat e koncertit, kur vendosi ta ndërpresë atë.

What’s up bro?! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje