Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanye West lë pa fjalë Ellen DeGeneres: “Kërkoj falje për sinqeritetin!”

Kanye West lë pa fjalë Ellen DeGeneres: “Kërkoj falje për sinqeritetin!”
August 20
10:47 2016

Reperi Kayne West ka qenë i ftuar në emisionin e moderatores Ellen DeGeneres. Zakonisht në bisedat me personazhet publikë, kjo e fundit ndërhyn së tepërmi me batutë dhe ironi të hollë, por këtë herë e ka lënë Kanye West të flasë për rreth 7 minuta pa e ndaluar asnjë çast. Kjo ka ndodhur për herë të parë në këtë emision, ndaj dhe është bërë menjëherë lajm kudo në portale.

Arsyeja se pse Kayne ka folur gjatë dhe pa ndalesa  është sepse ky i fundit është frymëzuar  kur janë përmendur idetë apo personat që kanë çuar deri më tani botën përpara. Në monologun e tij ai u shpreh: “Unë e di që mund të bëj diçka që të çoj njerëzimin përpara. Por jo vetëm unë, por edhe shumë të tjerë. Kjo sepse ne jetojmë në botën e multi-talenteve, por sërish media na targeton ashtu siç ka dëshirë. Mua më quajnë reper, ndërkohë që unë jam dizenjator këpucësh, artist dhe shumë gjëra të tjera. Unë kam shumë talente dhe pjesa më e keqe është kur media na vendos limite duke na quajtur siç ka dëshirë vetë…”, – ka thënë Kayne.

Në këtë moment ai është emocionuar edhe më tepër duke e shoqëruar monologun e tij edhe me gjeste ndërkohë që Ellen shihet me lot në sy në disa momente. “Mos më thoni se gjithçka në jetë është që të pëlqehesh. Ne jemi me qindra vite këtu, jemi e njëjta racë: raca njerëzore dhe sërish përpiqemi vetëm të pengojmë njëri-tjetrin. Idetë e Obamës apo filmat e Leo DiCaprio-s vlerësohen më shumë sesa arti im, se meqë ra fjala unë jam artist dhe kam bërë shkollë për këtë, vetëm sepse i ndihmon popullariteti. Si mund të konsiderohet diçka më  e rëndësishme se diçka tjetër? Kush e vendos këtë?” – ka vazhduar ai.

Ndërkohë, kur ka përfunduar këto fjalë të shoqëruara me shumë emocione, ai ka thënë: “Kërkoj falje, kërkoj falje për sinqeritetin…” – ndërkohë që sërish pa fjalë, Ellen ka kërkuar publicitet sepse e gjithë studio ka mbetur e heshtur nga rrëfimi i Kayne West. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje