Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanye West lançon “video-orgjinë” VIP. Shpërthejnë komentet në rrjet!

Kanye West lançon “video-orgjinë” VIP. Shpërthejnë komentet në rrjet!
June 26
14:08 2016

“Video-orgjia” e lançuar së fundmi nga Kanye West ka bërë që njerëzit të kenë shumë për të thënë…

Të premten në mbrëmje, Kanye nxori videon premirë për “Famous”, pjesë e albumit “The Life of Pablo” dhe u pa që pjesë e kësaj videoje ishin shumë njerëz të famshëm të zhveshur plotësisht.

Dhe me “njerëz të famshëm nudo”, Kanye nënkupton njerëz apo figurantë që ngjajnë shumë me njerëzit e famshëm por nuk janë pikërisht ata VIP-a që ne njohim.

Nga pamjet, shfaqen shumë VIP-a në një shtrat gjigant, ndërsa një aparat i fotografon të gjithë ata. Vjen një moment ku të gjithë gërhasin së bashku. Disa edhe lëvizin pak…ndoshta!

Aparati përfundimisht shkrep foton e mëposhtme dhe është shumë e qartë se cilët janë personat në foto:

Kanyefamous

A) George W. Bush, B) Anna Wintour, C) Donald Trump, D) Rihanna, E) Chris Brown, F) Taylor Swift, G) Kanye West, H) Kim Kardashian West, I) Ray J, J) Amber Rose, K) Caitlyn Jenner, L) Bill Cosby

“Kanye ka përdorur si frymëzim pikturën e Vincent Desiderio, “Sleep”, dhe e ka sjellë atë në jetën reale në mënyrë moderne. Nëse kjo nuk është gjeniale, atëherë nuk e di se çfarë është”, – ishte një nga komentet duke e ilustruar krahasimin edhe me foton e pikturës origjinale.

Reagime të shumta kanë ardhur në rrjetet sociale për pamjet e videos, ku njerëzit janë shprehur me shaka për mënyrën se si personazhet reale do t’i kenë pritur pamjet. Gjithashtu një valë komentesh komike, si më poshtë:

Komento