Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanye West kujton të ëmën në ditëlindjen e saj, në një mënyrë të veçantë

Kanye West kujton të ëmën në ditëlindjen e saj, në një mënyrë të veçantë
July 13
17:45 2016

Të martën në mbrëmje Kanye West ka shfaqur anën e tij emocionale duke kujtuar ditëlindjen e nënës në një mënyrë të veçantë.
Reperi ka shpërndarë në llogarinë në Twitter një mesazh të ëmbël dedikuar nënës Donda West dhe vajzës North.
“Nori më pyeti nëse aeroplani mund ta marrë dhe ta sjellë në parajsë për të të parë dhe uruar ty ditëlindjen. Të dua mami!”- ka shkruar ai në Twitter.
Bashkangjitur mesazhit të tij Kanye ka postuar një foto me të ëmën, e cila ndërroi jetë në vitin 2007 pas komplikimeve nga një procedurë kirurgjikale.
Kujtojmë se më herët West e ka kujtuar nënën në emisionin e tij të modës në nëntor, duke veshur një bluzë që tregonte një foto të saj dhe të atit e Kim-it, Robert Kardashian. Mbi të dyja fotografitë ishin fjalët “në kujtim të të dashurve” . Nisur nga kjo, Kanye zhvilloi idenë e biznesit të video-lojërave “Only One”, në të cilën Donda shfaqet duke kalëruar mbi një kalë të bardhë në portat e parajsës.

Shperndaje