Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanye West ka anuluar dy herë radhazi pjesëmarrjen në “Carpool Karaoke”

August 03
13:25 2016

...

I gjithë publiku është apasionuar pas emisionit “Carpool Karaoke”, i cili drejtohet plot humor nga James Corden. Në këtë emision ftohen personazhe të ndryshëm publikë, të cilët, duke bërë një xhiro me makinë, këndojnë duke bërë karaoke. Emisioni arriti kulmin e tij me pjesëmarrjen e Zonjës së Parë të Amerikës, Michelle Obama, si dhe disa prej këngëtarëve më në zë, si Mariah Carey, Justin Bieber, Selena Gomez dhe Adele.

Vetë James Corden ka treguar se reperi Kanye West e ka anuluar dy herë radhazi ftesën për të qenë një nga të ftuarit në emision. Ai ka thënë se West nuk ka pasur ndonjë arsye specifike pse ka anuluar pjesëmarrjen, por mbetet për t’u parë nëse një ditë rastësisht i mbushet mendja për të marrë pjesë.

Corden ka thënë se herën e dytë, kur edhe programi ishte bërë i gjithi gati për Kayne West, ky i fundit e ka anuluar në moment të fundit dhe i ka dërguar një kub të madh me lule për të kërkuar falje. “Vetëm Kanye West do ta bënte këtë…”, – ka thënë drejtuesi i emisionit.

Megjithatë, Corden e ka mbyllur fjalën e tij duke thënë se ëndrra më e madhe është të ketë të ftuar në makinën e tij të karaokes, Beyonce-n. “Beyonce do ta thyente internetin në këtë emision”, – ka thënë ai. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje