Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanye West i shpall sfidë Kylie Jenner, tashmë edhe me një linjë kozmetike

Kanye West i shpall sfidë Kylie Jenner, tashmë edhe me një linjë kozmetike
February 25
17:00 2017

Kanye West është një nga reperat më të suksesshëm në industrinë e muzikës. Kohët e fundit ai është përfshirë edhe në industrinë e modës me anë të linjës së tij të veshjeve të quajtur “Yeezy”. Duket se ai nuk do të ndalet me kaq pasi burime konfirmojnë se shumë shpejt ai do të lançojë linjën e tij të kozmetikës. Sipas TMZ-së ai është duke u marrë me dokumentacionet e nevojshme për të nisur një linjë kozmetike të vetën, të cilën ka zgjedhur ta quajë me emrin “Donda”.

Padyshim dy kunetërit Kylie Jenner dhe Kanye West do të jenë në këtë rast konkurrentë me njëri-tjetrin. Marka thuhet se do të përfshijë gjithçka mbi make up-in, parfumet e kremrat. “Donda” ka marrë emrin e nënës së reperit, e cila u nda nga jeta në vitin 2007. Kjo do të jetë një linjë për meshkujt, edhe pse rrallëherë Kanye është parë të tregojë interes për këto gjëra. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje