Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanye West i kërkon Drake të zbuloj të vërtetën: “Nuk mund të thuash se ke bërë seks me gruan time, mos u ngatërro me ne!”

Kanye West i kërkon Drake të zbuloj të vërtetën: “Nuk mund të thuash se ke bërë seks me gruan time, mos u ngatërro me ne!”
September 21
15:03 2018

Pak kohë më parë në rrjetet sociale u përfol se Drake dhe Kim kishin patur një marrëdhënie së bashku dhe kënga “In ma feeling” i ishte dedikuar asaj. Pavarësisht se kjo gjë u mohua nga Kim Kardashian, Drake nuk dha asnjë deklaratë për të.

Gjë e cila nuk i ka pëlqyer as bashëkshortit të Kim Kanye West. Së fundmi ai ka publikuar në Instagram ku ka folur për këtë çështje dhe ka një mesazh për Drake.

“Fakti që njerëzit janë duke bërë thashetheme apo duke menduar se ke bërë seks me gruan time dhe ti nuk thua asgjë dhe e le me aq, nuk i bie mirë. kjo nuk qëndron mire.

Ti e di, nëse do kisha të dashur nga Chicago dhe do quhej Renita dhe ti do të martoheshe me Rihannën, unë nuk do bëja këngë e ta titulloja Riri. Kështu që nuk ke përse të thuash se nuk e di sesi ndodhi sepse je shumë i zgjuar për këtë.

Ne jemi një familje, jemi të dashuruar, mos u ngatërro me ne”.- ka thënë Kanye.

Nuk dihet nëse pas kësaj do të ketë një reagim nga Drake apo ai ende do vazhdojë të ruajë qetësinë./Blitz.al/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ye (@kanyewest) on

Komento
Shperndaje