Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanye West i bën një dhuratë mbresëlënëse bashkëshortes

Kanye West i bën një dhuratë mbresëlënëse bashkëshortes
September 20
13:43 2016

Kanye West i ka bërë një tjetër dhuratë mbresëlënëse bashkëshortes së tij, Kim Kardashian.

Pas përfundimit të mbrëmjes së Emmy Awards u vu re se një diamant shkëlqente në gishtat e Kim-it. Diamantet janë miqtë më të mirë për femrat dhe për Kim Kardashian po ashtu. Sipas revistës “E!”, unaza është bërë virale në internet dhe mban emrin e Lorraine Schwartz.  Unazën e parë të diamantit, atë të martesës, Kim e ka marrë në vitin 2013, kur Kanye u ul në gjunjë dhe i propozoi gjatë xhirimeve të “Keeping Up with the Kardashians”. Unaza e martesës ishte 15 karat diamant dhe po nga e njëjta firmë. Duke pasur parasysh këtë mund ta përfytyrojmë se si mund të jetë unaza e dytë.

“Kanye ishte i përfshirë së tepërmi. Reperi pa shumë lloje diamantesh dhe donte vetëm më të mirin. Qëndroi disa net duke kërkuar derisa më në fund vendosi”,- është shprehur një burim.

Shperndaje