Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanye West: “Do të votoja Donald Trump”

Kanye West: “Do të votoja Donald Trump”
November 18
15:49 2016

I gjithë Hollywood-i u “mobilizua” për të mbështetur Hillary Clinton në zgjedhjet elektorale të këtij muaji, domethënë të gjithë përveç Kanye West dhe Paris Hilton.

Hilton u pozicionua që në fillim të fushatës pro kandidatit republikan Donald Trump, kurse West qëndroi në hije gjatë gjithë kohës.

Për herë të parë, reperi foli në koncertin e “The Pablo World Tour”, në California, duke thënë se nuk kishte votuar fare në këto zgjedhje presidenciale, edhe pse aspiron të kandidojë në fushatën e ardhshme në 2020-n.

“Nëse do të votoja, do të kisha zgjedhur Donald Trump”, – ka thënë West, duke tronditur publikun amerikan, që e ka fishkëllyer reperin e “Famous”.

Kjo nuk është fjali e rastit e Kanye-t, sepse në videon e këngës së përfolur “Famous”, një nga personazhet e shtrirë është edhe Donald Trump. Ç’po ndodh  Kanye?

Komento
Shperndaje