Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanye West dhe Kim Kardashian “qajnë” në klipin e ri

Kanye West dhe Kim Kardashian “qajnë” në klipin e ri
July 30
14:52 2016

Në videon e re të reperit Kanye West shfaqet bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, shumë modele dhe çuditërisht ka edhe shumë lot. Nuk është çudi që ata e përziejnë punën me qejfin, Kim sapo është shfaqur në një tjetër video të bashkëshortit të saj. Kënga këtë herë titullohet “Wolves” dhe është një video-fushatë për koleksionin Balmain’s Aw16. Videoja bardhë e zi zgjat rreth 7 minuta dhe ka elemente mode, personazhe  të njohur dhe magji.

Aty mund të shihni Alessandra Ambrosio, Kylie Jenner, Joan Smalls dhe Cindy Crawford, si dhe emra në zë të muzikës botërore, si Sia dhe Frank Ocean. Ata të gjithë janë të veshur me Balmain, ndërsa Kim dhe Kanye me kostumet metalike të Met Gala 2016. Regjisori i klipit, Steven Klein, është shprehur:  “U bë një miksim i muzikës, kërcimit, tekstit, fotografisë dhe modës, në një mënyrë për të reflektuar diçka unike, të ndryshme dhe anën moderne të kësaj shtëpie mode”./ Blitz.al/

Shperndaje