Kanye West dhe Donald Trump takim të enjten në Shtëpinë e Bardhë, cila është arsyeja?

Duket se reperi Kanye West e ka marrë seriozisht mbështetjen për Donald Trump dhe angazhimin e tij për drejtimin e Amerikës.
Ata do të takohen të enjten në Shtëpinë e Bardhë dhe do të diksutojnë mbi dhunën e cila ka arritur në nivele të larta në Chicago qytetin e lindjes së reperit.
Por nuk do të ndalen me kaq pasi ata do të vazhdojnë bisedën që nisi bashkëshortja e reperit me presidentin në lidhje me reformën e burgjeve. Ky është një problem të cilin çifti e kanë hedhur në diskutim shumë kohë më parë.
Pas lajmeve të shumta ky është takimi i parë i dyshes Kanye West – Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Neqoftëse nuk e keni harruar West prej vitesh ka shprehur dëshirën e tij që një ditë të kandidojë si president i SHBA-ve dhe mesa duket po hedh hapat e parë të cilët po i rezultojnë të suksesshëm. /Blitz.al/