Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanye West dhe Donald Trump prishin marrëdhënien mes tyre

Kanye West dhe Donald Trump prishin marrëdhënien mes tyre
February 08
19:00 2017

Pak ditë pas zgjedhjes së Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, Kanye West u takua me të në kullën e famshme “Trump” për të diskutuar, ashtu siç tha ai, çështje multikulturore.

Menjëherë pas kësaj, ai shkroi një sërë statusesh në Twitter duke mbështetur politikat e presidentit Trump.

Por duket se marrëdhënia mes tyre është krisur.

Papritur, reperi ka fshirë çdo status ku mbështeste kandidatin republikan, tashmë president.

TMZ ka raportuar se ndalimi i myslimanëve dhe politikat e tjera të ndjekura nga Trump kanë bërë që West të distancohet nga presidenti. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje