Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanye West del nga spitali, por do ta ketë të vështirë rikuperimin

Kanye West del nga spitali, por do ta ketë të vështirë rikuperimin
December 01
13:58 2016

Kanye West ka dalë nga spitali ku ishte shtruar që prej një jave. Sipas TMZ-së, ai tani ndodhet në shtëpinë e tij bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët.

Ai ishte shtruar në  një qendër spitalore për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore, pasi ndjente lodhje dhe kishte probleme me gjumin. Situata e tij është vlerësuar si një urgjencë mjekësore psikiatrike.  Sipas disa raporteve të pakonfirmuara, kur ka shkuar në spital ai është lidhur sipas një protokolli standard për një gjendje të pavullnetshme psikologjike. Në raste të tilla, pacientët konsiderohen të rrezikshëm për veten dhe personat që i rrethojnë.  Ai ka qenë i izoluar larg familjarëve dhe rrjeteve sociale dhe Kim Kardashian ka qenë e vetmja që i ka qëndruar pranë.

“Kanye është nga ata persona që e kanë të vështirë rikuperimin dhe rikthimin në jetën e përditshme. Ai ka nevojë për këshillim të herëpashershëm, edhe pse ka një jetë intensive”,- është shprehur një burim për E! online./Blitz.al/

Komento
Shperndaje