Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanye West bën histori në muzikë

Kanye West bën histori në muzikë
April 12
10:50 2016

Albumi i fundit i Kanye West është në vend të parë të klasifikimeve në “Billboard”.

“The Life of Pablo” është albumi i parë  që pati një numër të madh shitjesh online. Janë shitur 94 mijë kopje vetëm javën e parë të prillit.

Shumë njerëz janë duke u larguar nga blerja e albumeve në CD dhe zgjedhin të blejnë albumet e preferuara online. Në “Billboard”, ky ka qenë albumi i parë që është blerë kaq shumë nga njerëzit që dëgjojnë muzikë online.

Ky lajm shfaq një moment të madh për industrinë e muzikës.  Edhe pse ka pasur një numër të konsiderueshëm albumesh në shitje online, duke përfshirë edhe albumin e Beyonce, albumi “The Life of Pablo” ka fituar vendin  e parë shumë shpejt pas publikimit të tij.

Shitjet e albumit “The Life of Pablo” dëshmojnë se Kanye është ende në krye të lojës të tij në skenën muzikore.

Etiketimet
Shperndaje