Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanye West anulon koncertin: Kam një emergjencë familjare…

Kanye West anulon koncertin: Kam një emergjencë familjare…
October 03
09:35 2016

Kanye West  ka mbajtur koncert në New York këtë fundjavë, kur papritur ka vendosur të pezullojë pjesëmarrjen  dhe u ka rrëfyer fansave se kishte një emergjencë familjare.

Ende nuk është e qartë se për çfarë emergjence bëhet fjalë, por reperi  është ngjitur 30 minuta me vonesë në Festivalin e Muzikës dhe Arteve në Queens dhe e ka përfunduar 20 minuta më herët.

West ishte duke performuar një nga hitet e tij, “Heartless”, kur ndaloi gjithçka dhe i tha turmës:

“Më vjen keq. Kam një emergjencë familjare, më duhet ta ndaloj koncertin”.

Nëse i referohemi familjes, Kim Kardashian West ka qenë bashkë me dy motrat Kendall dhe Kourtney në Paris për Javën e Modës prej disa ditësh. Ende nuk dihet se me kë kanë qëndruar fëmijët e çiftit Kardashian-West.

Pas largimit të West nga koncerti në New York një tjetër reper doli në skenë  10 minuta pas Kanye West dhe lajmëroi të gjithë të pranishmit në sallë se Kanye nuk do të kthehej më dhe performanca e tij nuk ishte më në program. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje