Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kanë dy vite të ndarë por tashmë konkretizohet divorci! Angelina dhe Brad po dalin me të tjerë

Kanë dy vite të ndarë por tashmë konkretizohet divorci! Angelina dhe Brad po dalin me të tjerë
April 02
20:08 2018

Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë të vendosur të zgjidhin çështjen e divorcit të  tyre ‘brenda disa javësh’. Ka rreth dy vite që është bërë e ditur se çifti i njohur i Hollywood-it nuk janë më bashkë. Jolie dhe Pitt më në fund kanë rënë dakort për kujdestarinë e fëmijëve dhe brenda shumë pak kohësh ata do të firmosin divorcin. Përsa i përket marrëdhënies aktuale mes tyre, mund të themi se janë thjesht prindër të gjashtë fëmijëve e mundohen të kenë një lidhje “ të respektueshme”.

Por ndërkohë mediat janë duke shkruar se tashmë që ndarja mes tyre është përfundimtare edhe me ligj, të dy kanë filluar të takohen me persona të tjerë. Flitet se Angelina po del me një agjent të pasurive të patundshme i përshkruar si një burrë i hijshëm por identiteti i të cilit nuk dihet ende. Ndërsa Brad parimisht është shprehur se është single por thuhet se edhe ai po takohet me një bukuroshe në fshehtësi të plotë.

“Ai nuk është aspak i gatshëm të marrë seriozisht një lidhje, me askënd. Ai fton vajza në shtëpinë e tij dhe kurrë nuk del me to në publik. “,- është shprehur nëj byurim.

Epo tashmë secili po sheh punën e tij. Koha e dashurisë së Angelinës dhe Brad-it mori fund përfundimisht./Blitz.al/

Komento
Shperndaje