Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kamera filmon fjalëkalimin e celularit të Kanye West dhe është i njëjtë me atë që shumë prej nesh kanë

Kamera filmon fjalëkalimin e celularit të Kanye West dhe është i njëjtë me atë që shumë prej nesh kanë
October 12
09:12 2018

Ashtu siç u tha disa ditë më parë dje Kanye West është takuar me presidentin e SHBA-ve . Reperi duket mjaft i entuziazmuar dhe i është hedhur në qafë presidentit Trump. Në takim u fol për shumë tema të ndryshme nga reforma e burgjeve e deri tek kandidimi i Kanye West për president në vitin 2024.

Por shumë kameraman ndodheshin pas shpinës së reperit duke filmuar dhe për një moment ai ka nxjerrë celularin për të treguar avionin iplane dhe është zbuluar edhe fjalëkalimi që ai përdor. Ndoshta nuk mund ta besoni por bashkëshorti i një prej femrave me më influencë në botë si Kim Kardashian  përdor si kod 6 zero, 000000. Këtë kod të cilin e përdorim shumë prej nesh e mban edhe një prej këngëtarëve më të njohur i cili ka fituar plot 21-çmime “Grammy Awards” .

Mendoj që të gjithë ato të fshehta që mban ai telefon biseda foto e shumë gjëra të tjera Kany duhet të mendojë tani për diçka më të ndërlikuar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje