Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kamera e fshehtë: Velina i propozon Agron Llakajt të kalojnë natën bashkë

Kamera e fshehtë: Velina i propozon Agron Llakajt të kalojnë natën bashkë
July 11
18:21 2019

E mbani mend kohën kur personazheve të njohur të ekranit u bënin kamera të fshehta pvr të parë se si reagonin ata në njv situatë të caktuar?

Një “komplot” i tillë i vshtë bërë dikur edhe Agron Llakajt, vite më parë kur ai punonte në Top Channel. I ftuar në emisionin “3shat” aktori i njohur ka treguar se kohë më parë stafi i Fiks Fare ka tentuar t’i bëjë një kamera të fshehtë.

Velinat e Fiks Fare gjithnjë janë zgjehdur me audicion dhe i gjithë plani ka qenë që një nga vajzat konkurrente për të qenë velinë të flirtonte me Agronin në mënyrë që të pranohej.

“Ishin Shtojzovallet në Top Channel dhe po zhvilloheshin në Pogradec për të zgjedhur dy velinat e Fiksit. Më ftuan dhe mua me Koço Devolen. Kur ishim në hotel, në mëngjes vjen një kamarier dhe më thotë ‘Z.Agron është një vajzë që po ju kërkon ju’. Në ato momente mua më vjen një mesazh: ‘Dajo ruaju se po të bëjnë kamer të fshehtë’. Një i njohuri im punonte në ekipin e tyre. Tek Fiksi unë kisha futur një djalin e një mikut tim nga Memaliaj që më thërriste Dajo, po ata të Fiksit nuk e dinin që unë kisha spiunin brenda. Kur shkova në katin poshtë unë, pashë një vajzë të bukur. Sa më pa më tha ‘Prindërit më kanë ikur në Tiranë, dua 24 orë të jesh i imi, ditë-natë .

Dakort i thashë unë dhe u nisëm me makinë. Unë e dija që ishte kamera e fshehtë. Nga pasqyra e makinës pashë që mbrapa po vinte makina me kamer me ekipin. Ne po shkonim për në hotel dhe ata tani prisnin të më bënin kurth, nuk e dinin që e dija. Shkova deri mes të rrugës dhe në krahun e djathtë ishte arë komplet. I thashë asaj: “Kush duron deri në hotel, futemi në fushë”. Ajo bërtiti : “Kamera e fshehtë, kamera e fshehtë”,- ka treguar me humor Agroni.

Romeo dhe Donald e kanë ngacmuar me faktin se kushedi cfarë do kishte ndodhur nëse ai nuk do e dinte që ishte kamerë e fshehtë por Agroni tregoi se është argëtuar shumë me atë episod./Blitz.al/

Komento
Shperndaje