Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Kam ikur nga mendja”. Dikush t’ia bëjë të qartë Ronelës se me këto veprime na iku mendja neve

“Kam ikur nga mendja”. Dikush t’ia bëjë të qartë Ronelës se me këto veprime na iku mendja neve
August 12
09:21 2017

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të pëlqyera të momentit. Sa herë ngjitet në skenë ajo të tërheq vëmendjen jo vetëm me muzikën që bën, por edhe sepse di të pushtojë skenën. Është e pamundur që Ronela të mos performojë edhe vetë gjatë kohës që këndon.

Kërcimi është një ndër pikat e saj të forta, që duhet thënë që e plotëson tërësisht figurën e saj dhe qëllimin për të krijuar një performancë sa më të mirë në koncerte. Shumë nga ju besojmë se i kujtojnë shumë nga performancat e saj në festivale, lëvizje të cilat jo çdokush mund t’i bëjë.

Ditën e djeshme, Ronela ka publikuar një video në Instastory në të cilën shfaqet duke bërë një kërcim tepër seksi.

“Kam ikur”,- shkruan ajo bashkangjitur. Në fakt, Ronela duhet ta dijë se për syrin e të gjithëve kërcimet e saj janë gjithnjë të bukura për t’u parë. Ndoshta duhet ta themi ne se me këto kërcime na iku neve mendja./Blitz.al/

Shperndaje