Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kaloi në mbidozë, rikthehet pas shumë mujash në rrjetet sociale Demi Lovato

Kaloi në mbidozë, rikthehet pas shumë mujash në rrjetet sociale Demi Lovato
November 07
17:52 2018

Verën që lamë pas këngëtarja e njohur me famë botërore Demi Lovato u dërgua me urgjencë në spital pasi u gjet me një mbidozë në shtëpinë e saj.

Ajo e rimori veten dhe u regjistrua menjëherë në një qendër rehabilitimi. Këngëtarja pas shumë mujash është rikthyer edhe në rrjetet sociale ku ka postuar një foto duke votuar për të zgjedhur guvernatorët, përfaqësuesit dhe senatorët në SHBA.

“Unë jam kaq mirënjohëse që jam në shtëpi për të votuar! Një votë mund të bëjë diferencën, prandaj sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet!” “Tani dilni dhe votoni !!”- shkruan Lovato.

Këngëtarja duket se po e merr veten mirë pas rehabilitimit, dhe shihet e veshur me një xhaketë xhins, xhinse të zeza dhe flokë të lëshuara. Fansat  e saj janë shprehur mjaft të lumtur që idhulli i tyre tashmë është shumë më mirë dhe po ia del mbanë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje