Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ka thënë se nuk do të bëjë kurrë dasmë por Roza Lati sapo veshi fustanin e nusërisë

Ka thënë se nuk do të bëjë kurrë dasmë por Roza Lati sapo veshi fustanin e nusërisë
April 25
16:06 2018

Roza Lati të shtunën ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” në të cilin  u shpreh se nuk dëshiron që të bëjë dasmë me bashkëshortin e saj të ardhshëm. Një nga arsyet e kësaj zgjedhjeje ishte mosprezenca e të atit por edhe fakti që gjithë shpenzimet ajo i konsideron një harxhim të kotë pasi po me atë vlerë ajo mund të shkojë të bëjë disa pushime dhe të kënaqet me babain e fëmijëve të saj.

Por fakti që Roza nuk dëshiron të bëjë dasmë nuk do të thotë se nuk do ta veshë fustanin e nusërisë. Momentalisht ajo është duke bërë një set fotografik ku ndryshe nga herët e tjera është veshur me fustanin e bardhë. Mund të themi se moderatorja e “Why Not” duket më e bukur se kurrë . Nga sa shihet nga postimet  Roza duket shumë e lumtur dhe është përpjekur të bëjë batuta e shaka si një nuse që thjesht do të ikë nga dasma sepse ka harruar karikuesin apo se ndërron mendje në minutën e fundit./Blitz.al/

Shperndaje