Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ka frikë të lindë në mënyrë natyrale, Brunilda Lahe rrëfen se pse i është krijuar kjo fobi

Ka frikë të lindë në mënyrë natyrale, Brunilda Lahe rrëfen se pse i është krijuar kjo fobi
November 07
11:43 2019

Këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel ishte e ftuar moderatorja e njohur Brunilda Lahe e cila është në pritje të ëmbël.

Ajo në një intervistë me Jonidën sesi po i përjeton ditët e saj të shtatzënisë, ka treguar se ka frikë të lindë në mënyrë natyrale dhe për këtë e ka një arsye të fortë.

“Unë jam tek ai grupi i mamave që kanë shumë frikë ta lindin vetë. E tepruar është ta thotë një ish studente e psikologjisë, gati fobi, por unë e kam të tillë lindjen. Kur kam qenë e vogël, gjyshja ime të cilën e kam dashur shumë më ka marrë në varreza dhe krah personit të dashur që ne shkuam, aty ishte një nënë që kishte humbur jetën teksa lindte fëmijën dhe mua më ka ngelur në mendje ky kujtim”, ka shpjeguar Brunilda Lahe.

Share