Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ka ende shpresë! Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë nisur të flasin sërish

Ka ende shpresë! Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë nisur të flasin sërish
March 23
10:29 2017

Të dy aktorët e njohur kanë vendosur që prioritet të tyre të kenë fëmijët. Ata kanë vendosur që për hir të tyre të mund të bëjnë edhe një paqe.

Që prej ndarjes Angelina dhe Brad kanë komunikuar vetëm nëpërmjet asistentëve të tyre dhe avokatëve, pa dashur të kenë asnjë kontakt me njëri-tjetrin ndërkohë që sipas mediave të huaja këto ditë ata kanë nisur sërish komunikimin. Të dy flasin për fëmijët, për oraret që duhet të respektojnë me ta si dhe për ndonjë problem të mundshëm që të vegjlit mund të kenë.

Sipas burimeve të “People”, si Brad ashtu edhe Angelina kanë pranuar se vetëm duke folur me njëri-tjetrin, fëmijët e tyre do të jenë të qetë, çka është edhe një prej këshillave kryesore që kanë marrë nga psikologët e tyre. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje