Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ka edhe një shans të fundit që Donald Trump mos të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-ve

Ka edhe një shans të fundit që Donald Trump mos të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-ve
November 12
10:17 2016

Një peticion (change.org petition), i firmosur nga më shumë se 3 milionë njerëz, përfshirë këtu këngëtarët Lady Gaga, Sia, Pink etj., është shansi i fundit për të bllokuar Trump për të qenë zyrtarisht president i SHBA-ve.

Ky peticion u bën thirrje kongresmenëve që të mos votojnë për presidentin Trump në datën 19 dhjetor, kur do të mbahet seanca për të zgjedhur presidentin në mënyrë formale. Megjithatë duhet thënë se analistët politikë mendojnë se ka pak shanse që kjo zgjedhje të kthehet vetëm prej këtij peticioni.

“Kjo lëvizje është e mirë sepse tregon që njerëzit dinë edhe të reagojnë kundrejt diçkaje që nuk pëlqejnë, por është më tepër simbolike dhe nuk besoj se do të merret seriozisht”, – ka thënë profesori Jack Pitney.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, në fakt presidentin e zgjedh Kongresi Amerikan, çka do të thotë se nëse kongresmenët ndryshojnë mendje (bëhet fjalë për ata republikanë sigurisht) do të jetë Hillary Clinton ajo që do të zgjidhet si presidente e SHBA-ve.

Disa herë ka ndodhur që është kërkuar që kongresmenët të ndërrojnë presidentin e zgjedhur, por asnjëherë nuk ka ndodhur dhe të mendosh që herët e tjera diferenca nuk ka qenë kaq e madhe. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse protestat dhe trysnia që një pjesë e qytetarëve amerikanë po ushtrojnë kundrejt kongresmenëve do të ndryshojë diçka lidhur me zyrtarizimin e Donald Trump si president. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje