Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Timberlake, surprizë në dasmën e një çifti të panjohur

Justin Timberlake, surprizë në dasmën e një çifti të panjohur
August 18
16:58 2016

Tashmë është bërë trend shfaqja e papritur e personazheve të famshme në ceremonitë martesore të çifteve të panjohur për publikun.

Këtë herë ka qenë Justin Timberlake qershia mbi tortë  një çifti në New Hampshire.

“Ne po bënim fotot e para gjatë ceremonisë kur krejt papritur Justin Timberlake u shfaq dhe i dha dorën bashkëshortit tim”, – tregon nusja, Chelsey Gaudet, për “Entertainment Tonight”. “Më pas ai filloi të bënte foto me të gjithë. Ishte një eksperiencë shumë e bukur”.

Justin nuk është i vetmi që është shfaqur në dasmën e një çifti të panjohur, pasi para pak vitesh, Maroon 5, performoi dhe xhiroi një klip të tërë, “Sugar”,  në një dasmë të tillë.

Komento
Shperndaje