Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Justin Timberlake mbrohet publikisht nga gruaja e tij lidhur me skandalin e votimit

Justin Timberlake mbrohet publikisht nga gruaja e tij lidhur me skandalin e votimit
November 01
12:18 2016

Justin Timberlake është një nga personazhet publike më të angazhuar në fushatën për Hillary Clinton. Vetëm disa ditë më parë ai u bë kryeqendra e lajmeve sepse postoi një “selfie” teksa votonte për kandidaten Clinton. Kjo gjë nuk është e lejueshme me ligj, sepse supozohet që të gjitha aparaturat elektronike nuk lejohen në vendet ku votohet.

Për këtë ka reaguar së fundmi në rrjete sociale edhe gruaja e tij, Jessica Biel. “Justin bëri një fotografi të vetes teksa votoi dhe vendosi një figurë sipër fotos për të qenë mjaft korrekt. Ishte thjesht një fotografi për të qeshur dhe të mendosh që priti derisa shkoi në shtëpi për ta hedhur më pas në rrjete sociale. Për çfarë burgu flisni? Bravo për Justin!” – ka thënë ajo.

jessica

Këtë postim të të dashurës së tij të zemrës, edhe Justin e ka postuar në llogarinë e tij në Instagram. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje